MENU
klinika

Miku i ngushtë hedh dyshimet

Marina Vjollca shtatzënë për herë të parë?

17.08.2021 - 10:58

Marina Vjollca po poston gjithnjë e më rrallë foto në rrjete sociale dhe kjo është bërë shkak që ndjekësit të aludojnë lloj-lloj gjërash.

Në një foto të publikuar para pak kohësh, ajo ka shkruar:

“Më mori malli për të gjithë ju” dhe menjëherë ndjekësit kanë vërshuar me komente dhe menjëherë kanë nxitur dyshimet se moderatorja mund të jetë shtatzënë.

Marina ka fotografuar vetëm portretin dhe mban veshur një bluzë të gjerë që me siguri ky detaj ka bërë ndjekësit të mendojnë se bukuroshja e ekranit është në pritje të ëmbël.

Ajo që i shtoi dyshimet ishte postimi i saj në Instagram, ku Marina ka falenderuar Zotin duke mos zbuluar arsyen.

“Faleminderit Zot për gjithçka”, ka shkruar moderatorja shqiptare.

Këto aludime i ka shtuar dhe më shumë miku i saj i ngushtë, Eraldo Rexha.

Në një intervistë për “Pushime On Top” ai ka zbuluar se në kopertinën e shtatorit të “Revista Who” do të jetë një personazh që pret të bëhet mami.

“Do të kemi në kopertinë një personazh që pret të bëhet mami. Nuk mund të them dot më shumë derisa të vijë momenti i kopertinës. Është bjonde”, është shprehur Eraldo.

I pyetur nga moderatori i programit, Flori Gjini, ai nuk ka preferuar që të zbulojë emrin e bashkëshortit të mamasë së ardhshme, por ka treguar se janë të dy të famshëm.

Kaq ka mjaftuar që fansat t’i mbledhin të gjithë pjesët e “puzzle-it” dhe të mendojnë se prindërit e ardhshëm do të jenë Marina Vjollca dhe Getoar Selimi.

A mendoni dhe ju kështu?

Epo nëse është e vërtetë ose jo, kjo mbetet për t’u parë me kalimin e kohës!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mezi po pres ta ndaj me ju!"

Çfarë po paralajmëron Marina Vjollca?

Nga Austria në Maldive

Luana e teproi, ia thotë dhe Marina


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain