MENU
klinika

Firmosi si futbollist profesionist

White: Nuk kam shpresa që Khabib kthehet në kafaz

18.08.2021 - 17:58

“Unë kam humbur përfundimisht shpresat se ai do të rikthehet një ditë në kafaz dhe këtë gjë duhet të bëjnë edhe fansat e tij, fansat e UFC-së. Të heqin dorë, të mos shpresojnë më”.

Ka qenë ky komenti i bërë nga presidenti i UFC-së, Dana White, i pyetur nëse ai shpreson se një ditë ish-kampioni i botës në peshën e lehtë, rusi Khabib Nurmagomedov, do të rikthehet në kafaz. Duke folur për “TMZ Sports”, numri 1 i arteve marciale mikse tha:

“Ai ka mbaruar punë si sportist, i pamposhtur dhe tani ka nisur një detyrë të re, atë të trajnerit. Ai u tërhoq i pamposhtur (29 fitore, 0 humbje) dhe është i pamposhtur edhe si trajner deri më tani. Ai djalosh është i lidhur fort me suksesin dhe tani ka nisur një kapitull të re në jetën e tij. Për mua s’do ta shohim më Khabib në kafaz.”

Nurmagomedov McGregor UFC

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak