MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të kuptojmë Strok-un?

12.09.2021 - 10:26

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të kuptojmë Strok-un?

Mjeku: Strok-u ose goditja në tru përbën një urgjencë mjekësore. Ndodh kur një enë gjaku në tru shpërthen, ose edhe më shpesh, kur ajo bllokohet. Pa trajtim, qelizat e trurit fillojnë të vdesin shpejt. Kjo mund të shkaktojë paaftësi serioze ose vdekje. Nëse një person i dashur për ju po shfaq simptoma të strok-ut, telefononi menjëherë urgjencën.

Simptomat e Strok-ut

Telefononi menjëherë numrin e urgjencës kur shihni shenjat e një goditje në tru, të cilat mund të përfshijnë:

– Mpirje ose dobësi të trupit, veçanërisht në njërën anë
– Ndryshime të shikimit në njërin ose të dy sytë, ose probleme në gëlltitje
– Dhimbje koke e fortë me një shkak të panjohur
– Marrje mendsh, probleme të ecjes ose ekuilibrit
– Konfuzion, probleme të të folurit ose kuptuarit të të tjerëve
Mendo shpejt (FAST)

Ky test ndihmon në zbulimin e simptomave. Ai përfshin këta katër elementë:

– Fytyra e rënë. Kërkojini personit të buzëqeshë, e shihni nëse buza bie nga njëra anë
– Dobësi ose mpirje e krahut
Kërkojini personit të përsërisë një fjali të thjeshtë, e shihni nëse ka probleme në artikullim apo thotë fjalë të paqarta

Koha = Dëmtim i trurit

Çdo sekondë ka rëndësi. Pa oksigjen, qelizat e trurit fillojnë të vdesin brenda disa minutash. Pasi indi i trurit të ketë vdekur, pjesët e trupit të kontrolluara nga ajo zonë nuk do të funksionojnë si duhet. Kjo e bën goditjen në tru një shkak kryesor të paaftësisë afatgjatë. Ka barna që shkrijnë mpiksjet/koagujt e gjakut, që mund të frenojnë dëmtimin e trurit dhe ato duhet të jepen brenda një kohe të shkurtër, zakonisht brënda 3 orësh nga fillimi i simptomave.
Kërko një konsultë neurologu

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e pazakontë e Endrit

“Tumori i trurit”- më thanë mjekët!