25.09.2021 - 16:57
Milan nuk ndalet as në javën e gjashtë të Serie A. Kuqezinjtë fituan 2-1 në Spezia ndaj ekipit vendas. Një sukses që ngjit Milanin në krye, të paktën në pritje të ndeshjeve të rivalëve.
Milan zhbllokoi ndeshjen në minutën e 48-të të pjesës së dytë. Ka qenë Daniel Maldini, djali i legjendës kuqezi Paolo, që ka kaluar në avantazh Djallin. 19-vjeçari ka finalizuar me një goditje të bukur me kokë një asist perfekt të Kalulu.
Megjithatë, vendasit arrijnë të barazojnë në minutën e 80-të me anë të Verde. Për Spezian në lojë ishte edhe Rey Manaj, që hyri në 65’. Barazimi nuk zgjati as 7 minuta, pasi Diaz realizoi golin e dytë dhe të fitores për Milanin.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Premier League, Java 6