MENU
klinika

Padrejtësia dhe gafa e gjykimit

Ronaldo kishte të drejtë, goli fantazmë i mohoi Botërorin

15.11.2021 - 19:20

A ju kujtohet ky gol i Cristiano Ronaldos në Beograd, ndeshjen e parë kualifikuese të “Katar 2022” ndaj Serbisë? Nëse gjyqtarët do të kishin parë më mirë dhe do ta shihnin topin që kaloi vijën e portës, nëse do të funksiononte VAR-i, Portugalia do ta kishte fituar (jo barazuar) atë ndeshje.

Nëse do t’iu ishte dhënë haku CR7 dhe kombëtares së tij, ata do të ishin kualifikuar tashmë në Kupën e Botës, jo Serbia. Gafat e gjyqtarëve kushtojnë më shumë se një edicion kualifikues të një kombëtareje.

Ronaldo protestoi fuqishëm, u ndëshkua me karton të verdhë madje. Pas ndeshjes pohoi se një gol mund të vlejë shumë, nuk ishte gjë personale, por iu mohua fitorja ekipit. Dhe në fakt ai pati të drejtë, nëse do të kishte VAR, në Botëror nuk do shkonte Serbia, që fitoi mbrëmë 1-2 në Portugali.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN