MENU
klinika

Shorti hidhet më 26 nëntor

CR7, Ibra dhe Lewa në play-off, rruga për në Botëror

15.11.2021 - 00:56

Me humbjen 1-2 të Portugalisë në shtëpi përballë Serbisë (u kualifikua si e para në grup), përvijohet tabloja e kualifikueseve për Botërorin 2022 dhe ekipet e dyta të grupeve do të thirren për të luajtur play-off, me gjysmëfinalen dhe finalen eventuale për tre vendet e fundit në zonën europiane.

Nëse Italia do të përfundonte e dyta, fantazma e play-off-it të 4 viteve më parë do të rikthehej, kur Suedia mohoi pjesëmarrjen në Rusi 2018. Kombëtarja e Ibrës mund të rikthehet në rrugën e Italisë, si dhe Cristiano Ronaldo me Portugalinë, por edhe Polonia e Lewandowskit.

Në përballjet e play off-it, formula tashmë është shumë e ndryshme nga ajo që përjashtoi Italinë nga faza finale në Rusi. Janë tre grupe me katër skuadra, të përbëra nga dhjetë nënkampionët e grupeve të ndryshme, plus dy më të mirat e Ligës së Kombeve midis atyre që nuk janë kualifikuar ose nuk janë tashmë në play-off.

Secila kombëtare do të luajë gjysmëfinalen dhe finalen eventuale. Tre fituesit nga secili grup do të shkojnë direkt në Kupën e Botës. Dymbëdhjetë skuadrat janë të ndara në gjashtë koka grupesh (vendet e dyta më të mira në grupe) dhe po aq që nuk janë (katër më të këqijat plus dy nga Liga e Kombeve).

Shorti i 26 nëntorit në Zyrih do të përcaktojë përbërjen e tre grupeve të formuara nga dy koka grupesh (që padyshim nuk do të përplasen me njëri-tjetrin në gjysmëfinale) dhe dy që nuk janë. Ndeshjet janë në një ndeshje të vetme me çdo shtesë dhe penallti. Gjysmëfinalet do të luhen në shtëpinë e kokave të grupit ndërsa vendi i finales do të përcaktohet me short.

SITUATA AKTUALE

Kokat e grupeve: Portugalia, Zvicra, Suedia, Rusia, Polonia dhe Skocia.

Jo koka grupesh: Turqia, Çekia, Finlanda, Maqedonia e Veriut plus Uellsi dhe Austria nga Liga e Kombeve.

Sfidat janë planifikuar për 24-25 mars (raundi i parë) dhe 28- 29 mars (i dyti dhe vendimtar).

 KOMBETARET E KUALIFIKUARA DERI SOT

Janë 9 skuadra që tashmë kanë siguruar lejen për Kupën e Botës: Katari (si vend pritës), Gjermania, Danimarka, Brazili, Franca, Belgjika, Kroacia, Spanja dhe Serbia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN