Pas mijëra kilometra që Leicester bëri deri në Tajlandë për ceremoninë mortore të presidentit Vichai Srivaddhanaprabha, që humbi jetën nga aksidenti me helikopter, sot ekipi ka luajtur ndeshjen e parë në “King Power Stadium” që pas tragjedisë së 27 tetorit.
Në Leicester para 2 vitesh festonin titullin më të pamundur në histori dhe natyrisht që këtë ia dedikojnë pronarit Vichai Srivaddhanaprabha, i cili edhe modest, arriti të bënte historinë në Premier League.
Para fillimit të ndeshjes me Burnely, i gjithë ekipi u bashkua në mesfushë për të kujtuar ish-pronarin. Ishin dy minuta heshtje absolute, në mes tyre edhe i biri i Vichai-t, i cili do të vijojë misionin, ndërsa nuk mund të mungonte edhe Claudio Ranieri, i cili u kthye në stadiumin ku ka shkruar historinë.
In loving memory of Vichai Srivaddhanaprabha. pic.twitter.com/kFui3vSo3r
— Leicester City (@LCFC) November 10, 2018
Jashtë stadiumit, tifozët ishin me mijëra për të kujtuar presidentin, duke vendosur lule e duke lënë mesazhe në një zonë të caktuar. Një ylber doli mbi “King Power” pak orë para ndeshjes, që u luajt nën një shi të lehtë e të pandalshëm, sikur edhe moti vajtonte në këtë ditë të hidhur.
Forever and always. pic.twitter.com/g4krExnbSr
— Leicester City (@LCFC) November 10, 2018