Tottenham ka njoftuar se ndeshja e nesërme kundër Rennes është shtyrë për një datë të mëvonshme:
“Mund të konfirmojmë se ndeshja në shtëpi e Grupit G të Conference League kundër Rennes nuk do të zhvillohet nesër (e enjte më 9 dhjetor) për shkak se ne klub u gjetën shumë rezultate pozitive të koronavirusit.
Diskutimet me UEFA janë në vazhdim dhe ne do të ofrojmë një përditësim të mëtejshëm në kohën e duhur. Për më tepër, pas diskutimeve me Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore (ish-Shëndeti Publik Angli) dhe konsulentët e DCMS, klubi u këshillua të mbyllte qendrën stërvitore për momentin, në interes të shëndetit dhe sigurisë së lojtarëve dhe stafit”.
We can confirm that our UEFA Europa Conference League Group G home fixture against Stade Rennais will not take place tomorrow after a number of positive COVID-19 cases at the Club.
Full statement ⤵️
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) December 8, 2021
Sakaq, sfida vendimtare për kalimin në 1/8 e Champions League mes Atalantës dhe Villarrealit do të luhet nesër me fillimin e ndeshjes në orën 16:30. Ky është vendimi i UEFA-s, pavarësisht vullnetit të lojtarëve të Bergamos për ta luajtur në mbrëmje për t’i lejuar tifozët të shkojnë më lehtë në stadium.