MENU
klinika

Kundër FIFA-s

UEFA bashkohet me CONMEBOL, ndryshon Liga e Kombeve

17.12.2021 - 19:17

Skuadrat e Amerikës së Jugut mund t’i bashkohen turneve të UEFA-s me skuadra si Argjentina e Brazili, të cilat do të konkurrojnë përballë atyre të kontinentit tonë. Nuk është fantazi, por një plan i bujshëm që mund të vihet në praktikë shumë shpejt.

Zëvendëspresidenti i UEFA-s, Zgibi Boniek, ka zbuluar në një intervistë të dhënë së fundmi se ka UEFA praktikisht e ka vendosur se që në edicionin e vitit 2024, 10 ekipet e CONMEBOL do t’u bashkohen 55 skuadrave të kontinentit për këtë turne.

Ai do të jetë Liga e Kombeve me një numër më të madh pjesëmarrësish, por që duket gjithnjë e më shumë si një mini-Botëror.

“Ky është edicioni i fundit i Ligës së Kombeve që do të zhvillohet me këtë format. Kemi zhvilluar një takim me CONMEBOL dhe që nga vitit 2024, skuadrat e Amerikës së Jugut do t’i bashkohen turneut. Si do të jetë formati? Po punojmë për të. Kalendari për ndeshjet e kombëtareve është shumë i ngushtuar ndaj nuk kemi shumë mundësi manovrimi”, – tha Boniek.

Formula e re pritet që të bëjë aktivitetin më spektakolar. Plani fillestar sheh që në edicionin e vitit 2024, 6 ekipet e para të CONMEBOL t’i bashkohen menjëherë Ligës A, e sigurisht mes tyre janë edhe Argjentina e Brazili.

Ndërsa katër skuadrat e tjera do ta nisin fillimisht në Ligën B. Ashtu si skuadrat e europiane, në turnetë pasardhës edhe ekipet e Amerikës së Jugut pritet t’i nënshtrohen rregullave të ngjitjes dhe rënies nga liga përkatëse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak