MENU
klinika

Asnjë parregullsi për Milan

Hetimet, Guardia di Finanza në zyrat e Inter

21.12.2021 - 17:49

Guardia di Finanza ka shkuar në zyrat e Inter-it në lidhje me një hetim të Prokurorisë së Milanos mbi bilancet e klubit zikaltër të viteve 2017/19. Hetim ka nisur për komunikime të rreme në rrjetet sociale.

Operacioni i policisë ekonomike financiare, siç lexohet në një komunikatë për shtyp të prokurorit Riccardo Targetti, ka patur qëllimin e “zotërimit të dokumentacionit të shitjeve” nga ana e Inter-it.

Kryesisht për “të drejtat shumëvjeçare të shërbimeve të këtyre lojtarëve” që kanë lidhje me bilancet 2017-2018 dhe 2018-2019. Hetuesit duan “të verifikojnë rregullsinë e bilancit në lidhje me suficitin”. Ndërkohë, nuk ka asnjë parregullsi për Milan-in.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak