Pas trajnerit Christian Panucci, sot ka qenë radha e Andi Lilës, në cilësinë e kapitenit jashtë fushe, që ka dalë sot para mediave në konferencën për shtyp, ku ka folur për kombëtaren dhe ndeshjet e radhës.
Vendi i dytë? Pjesa e Europianit ishte diçka që e kaluam me sukses. Kjo është kualifikuese tjetër për Europian dhe ne do të bëjmë maksimumin ashtu siç kemi bërë deri tani edhe pse kanë munguar rezultatet. Kush ka luajtur ka dhënë 100% dhe shpresoj të bëjmë më të mirën edhe këtë ndeshje e të shohim shanset tona.
Shkuam në Europian dhe ndërruam nivel, por për ne nuk ka skuadra të lehta e të forta. Duhet të kemi shpirtin luftarak dhe të japim 200%. Vetëm kështu shkojmë larg.
Ne nuk kemi problem asnjë kundërshtar, por nëse tregojmë vlerat tona. Nëse futemi me ndjenjë nënvlerësimi, gjithmonë ka probleme. Duhet të jemi skuadra rivale, siç kemi treguar në shumë ndeshje.
Pozicioni? Vendosjet në fushë i bën trajneri dhe kam vite në Greqi që nuk luaj mbrojtës i majtë, por për Kombëtaren nuk ka asnjë problem. I di trajneri gjërat më mirë. Çdo futbollist ka dëshirë të jetë në fushë, por për mua ka rëndësi të fitojë skuadra. Me grintën time, dua të bëj më të mirën për minutat dhe kohën që mund të më jepet.
Kombëtarja? Ekipi është në fazë të ndërrimit të gjeneratave dhe do kohën e vet, por në ndeshjet e fundit kemi bërë ndeshje shumë të mira. Në Izrael na mungoi fati, por jemi në rrugën e duhur dhe do të jemi për të arritur objektivin madhor”, – u shpreh Lila.