Milan bëri një nga hapat më të gabuar të sezonit në kampionat, teksa nga 1-0 në shtëpi përballë Spezias, u përmbys 1-2, duke lënë tri pikë me shumë vlerë për kreun. Ndërkohë, Napoli fitoi 0-2 në Bologna dhe sheh para.
Goli në sekondat e fundit i shënuar nga Giasi, tronditi skuadrën e Piolit, teksa protagonist në këtë duel u bë edhe gjyqtari, i cili në minutën e 92-të, nuk lejoi avantazhin, duke i “djegur” Milanit, golin e dytë!
Vlen të theksohet fakti, se në pjesën e parë, Milani shpërdoroi edhe një 11-metërsh, ku Teo Hernandez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Më herët kishin shënuar Leao dhe për miqtë kishte barazuar Agudelo. Një humbje e papritur kjo dhe që mban distancën mes Interit dhe Milanit ende larg, madje me zikaltrit që kanë fituar edhe 1 pikë më shumë dhe kanë një ndeshje mangur (atë ndaj Bologna.
Ngjitet dhe Napoli dhe shkon 46 pikë duke fituar në fushën e Bologna-s me golat e Lozano.