Xherdan Shaqiri, mesfushori me tipare sulmuese i Liverpool, po bën paraqitje shumë të mira, pasi ka arritur të shënojë 2 gola dhe të japë 3 asiste në tetë ndeshje e luajtura në këtë sezon të Premier League. Gjithsesi, teksa i jep merita ekipit të tij, Shaqiri këmbëngul se nuk do të ndalet këtu.
Pavarësisht një fillimi të shkëlqyer me Liverpool, Xherdan Shaqiri beson se ai mund të shënojë më shumë, teksa thotë:
“Sigurisht që jam i bindur se do të vijnë më shumë gola. Është gjithmonë më mirë nëse ke lojtarë cilësorë rreth vetes, nëse mund të sulmosh më shumë, nëse e di që do të kesh më shumë kontroll loje sesa kundërshtari.
Por gjithashtu duhet të dish se duhet të stërvitesh fort çdo ditë. Unë ndihem mirë, jam në një formë të mirë dhe mundohem të jap më të mirën time sa herë që më jepet mundësia.”
Shaqiri nuk është i panjohur me nivelet më të larta të futbollit europian, pasi fitoi Champions League me Bayer Munchen, para kalimit tek Inter-i. 27-vjeçari beson se skuadra e Jurgen Kloop luan në të njëjtin nivel me gjigantët e Bundesliga-s.
“Unë luaja te Bayern Munich me Franck Ribery dhe Arjen Robben, kështu që e dija se si ishte. Nuk kishte diçka të re. E dija se sa të talentuar ishin këta lojtarë. Trajnerët janë të ndryshëm, ata luajnë futboll të ndryshëm, por intensiteti është i njëjtë te Liverpool, ashtu siç ishte te Bayern Munich” – u shpreh Shaqiri.