MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi edhe di të mbrojë

Guardiola: Brojën është e vështirë ta mbash

22.01.2022 - 23:01

Southampton ndaloi marshiminn prej 12 fitoresh radhazi të Manchester City. Në përfundim të kësaj sfide, trajneri i kampionëve në fuqi, Pep Guardiola, foli me elozhe për Armando Brojën.

“Ata mbrojtën mirë dhe janë të pabesueshëm në kundërsulm. Armando Broja dhe Adams janë shumë të fortë dhe është e vështirë t’i mbash, por ne ia dolëm” – u shpreh Guardiola.

Paraqitjet e Armando Brojës po bëjnë që Premier League të flasë për të, madje dhe një nga trajnerët më të mirë në botë. Përvec golit të anuluar, tashmë sulmuesi kuqezi është edhe aktiv në mbrojtje.

Në minutën e 48 të pjesës së dytë, kur Southampton ishte në avantazh 1-0, City pati një rast shumë të mirë për të barazuar. Një kros i tyre po shkonte në kokën e Laportes, por një ndërhyrje e shpejtë e Brojës bëri që të largohej rreziku. Mesa duket 20 vjeçari nuk di vetëm të shënojë, por edhe të mbrojë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN