Edhe gjysmëfinalja tjetër e grand slam Australian Open përfundoi 3-1. Rusi Daniil Medvedev, numri 2 në botë, triumfoi ndaj grekut Tsitsipas, duke siguruar një biletë për në finale.
Seti i parë u fitua me shumë vështirësi nga Medvedev 7-6, të dytin e mori greku 6-4, pastaj rusi fitoi dy të tjerët 6-4 dhe 6-1. Në finalen që do të luhet të dielën në Melbourne, pritet një përballje e fortë mes Nadal dhe Medvedev.
Nëse triumfon Medvedev, bëhet numri 1 në botë, duke zbritur nga froni Djokovic. Rusi do të merrte 2000 pikë, ndërsa serbi asnjë, pasi u dëbua nga qeveria australiane.
The return of @DaniilMedwed 🇷🇺
The world No.2 is back in the #AusOpen men’s singles final, defeating Stefanos Tsitsipas 7-6(5) 4-6 6-4 6-1.
🎥: @wwos • @espn • @eurosport • @wowowtennis #AusOpen • #AO2022 pic.twitter.com/wHpouY2PTk
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 28, 2022
Rafael Nadal e ka fituar vetëm një herë këtë turne, në vitin 2009 dhe tashmë synon triumfin nr.21 në një grand slam, që do të ishte rekord. Edhe Federer me Djokovic kanë fituar nga 20 grand slam.