MENU
klinika

Baku si fëmijë...

Kthehet në Francë statujëza romake e vjedhur

03.02.2022 - 19:23

       Shtatorja e vogël e Bakut, iu kthye sërish muzeut! Ishte ky, gjesti që surprizoi titullaren pranë institucionit të veprave të artit, Catherine Monnet. Kështu është përshkruar situata, kur Arthur Brand ktheu një statujë të vogël e të hershme.

Grabitur thuajse gjysmë shekulli më parë, vepra romake kushtuar perëndisë Bacchus – Baku, është dorëzuar pranë muzeut francez, ku edhe u ekspozua.

Bronzi i shekullit të parë i Bakut si fëmijë, u përvetësua nga hajdutët në dhjetorin e vitit 1973, bashkë me pesë mijë monedha romake.

Detektivi i artit Arthur Brand, gjurmoi statujën në muze, kur një klienti iu ofrua nga një prek koleksionistëve të artit në Austri.

“Pesëdhjetë vjet pas grabitjes, është e padëgjuar që diçka të kthehet – normalisht, ajo është shkatërruar”, – tha ai, për BBC.

Statuja 40 cm e lartë (15,7 in) u gërmua në një zonë të fshatit galo-romak Vertillum, në Francën lindore, më 1894 dhe vite më vonë, u shfaq në një ekspozitë në Paris, me veprat më të mira të artit në Francë.

Kur zoti Brand e dorëzoi statujën në ”Musée du Pays Châtillonnais” këtë javë, drejtoresha Catherine Monnet u shpreh se, e kuptoi sesa më e bukur se kopja që ishte ekspozuar, ishte statuja e rigjetur.

Studiuesi hollandez i artit, i cili, është tashmë i njohur për gjurmimin e kryeveprave të vjedhura në mbarë botën, deklaroi se autoritetet e muzeut ishin “të mahnitur” kur tregoi se kishte rënë në gjurmët e statujës së humbur, që i mungonte ekspozitave.

Në mitologjinë greke, Dionisi u përshkrua si hyjni e ringjalljes së natyrës. Gjithashtu ai njihet si zot i verës, bimësisë, kënaqësisë dhe gëzimit. Dionisi shpiku verën dhe përhapi artin e kultivimit te rrushit. Ai kishte natyrë të dyfishtë, duke sjellë gëzim dhe ekstazi hyjnore, por nga ana tjetër, sillte zemërim brutal dhe të pamenduar, duke pasqyruar dy anët e natyrës se verës,e shIjshme kur e pi,dhe turbulluese kur dehesh. Dionisi rrinte i shoqëruar zakonisht me një grup demonësh dhe me Menadat (ndjekëset e Dionisit ose nimfat). Dionisi ishte bir i Zeusit dhe i Semelës (Demetres apo Persefonës).

Τe romakët, ai njihet si Bakus. Sipas traditës, vreshtarët flijonin dhitë për nder të Bakut, sepse dhia është një armik i hardhisë; ata u hiqnin lëkurat, i mbushnin me ajër dhe hidheshin mbi to.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i kryeministrit grek

Itaka është vetëm fillimi