Një makinë e djegur është gjetur mbrëmjen e djeshme në Krrabë të Elbasanit, teksa brenda saj ndodhej edhe një person.
Bëhet me dije se personi që është gjetur i pajetë në makinën e djegur është Armand Mici 32 vjeç.
Dyshohet se 32-vjeçari në kushtet e depresionit i ka dhënë fund jetës, pasi para ngjarjes ai kishte blerë një sasi benzine. Që dyshohet se e ka hedhur në makinë dhe më pas i ka vënë zjarrin, duke i dhënë kështu fund jetës në mënyrë tragjike.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në rrugën e vjetër Krrabë, në rrethana ende të paqarta ka marrë flakë një automjet tip “Volksëagen”, ku në brendësi të mjetit ka një person të pajetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe indentifikimin e personit të pajetë”, njoftoi policia.