Milan ka marrë një fitore me shumë vlera, duke fituar ndaj Interit 1-2. Një sukses që erdhi me përmbysje dhe tashmë kuqezinjtë besojnë te titulli.
Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 38-të. Pas disa pritjeve spëtimtare të Maignan, zikaltrit kanë arritur të kalojnë në avantazh falë Ivan Perisic. Kroati ka tundur rrjetën me një goditje të saktë me të majtën gjatë një goditje nga këndi. 1-0 mbyllet pjesa e parë.
Por në të dytën vjen përmbysja e madhe e Milan. Heroi i ndeshjes është Giroud, që realizon dy herë brenda 3 minutave, në të 75-n dhe 78-n. Inter u përpoq të mos u humbiste ndeshjen, por Milani mbrojti me fantazëm këtë trepikësh, që e afron me 1 pikë me zikaltrit që ndodhen në krye.