Rikthehet me spektakël LeBron James, i cili tani ka nisur të shkruajë historinë edhe te Los Angeles Lakers. 33-vjeçari i lindur në Ohio realizoi 44 pikë, dha 10 asiste dhe kontrolloi 9 topa në suksesin 126-117 të kalifornianëve në “Staples Center” ndaj Portland Trail Blazers.
Këto pikë që i shtohen karrierës së tij, LeBron ka parakaluar një legjendë të NBA, të madhin Wilt Chamberlain, duke arritur vendin e pestë në panteonin e më të mirëve të historisw, me 31 425 pikë.
Shkëlqeu në “Staples Center” edhe Damian Lillard për Blazers, por 32 pikët e tij, 11 asistet dhe 8 topat e kontrolluar poshtë koshit nuk mund të krahasoheshin me impaktin që kishte “Mbreti” James te Lakers.
Pëson humbjen e dytë radhazi skuadra kyesuese e Konferencës së Lindjes, Toronto. Raptors u dorëzuan në fund 104-106 në “Scotiabank Arena” ndaj Detroit Pistons, falë një skeme të ndërtuar nga ish-i i Torontos, Dwane në sekondat e fundit të përballjes. Shkëlqeu Griffin me 30 pikë e 12 rebound, ndërsa në radhës e skuadrës kanadeze nuk rezultuan të mjaftueshme 22 pikët e Leonard.
Memphis Grizzlies arrijnë t’i shkaktojnë humbjen e katërt sezonale Milwaukee Bucks me rezultatin 116-113. Giannis Antetokounmpo realizoi 31 pikë, por me gjithë mbështetjen e Middleton, që shtoi 25 të tjera, nuk arriti t’i ndalte Grizzlies, të udhëhequr nga Gasol e Conley, që shënuan respektivisht 29 dhe 26 pikë.