MENU
klinika

"Ka njëfarë lidhje…"

A ka të bëjë me Bora Zemanin kënga e re e Sardit?

03.03.2022 - 12:01

Këngëtari i njohur shqiptar, Sardi Strugaj, është ftuar ditën e sotme në “Wake Up” dhe ka folur në lidhje me këngën e tij të re “Falje vetes”.

Së fundmi është përfolur se kënga e tij ka lidhje me historinë e ndodhur në “Big Brother VIP Albania”, ose me vetë Bora Zemanin.

Më së shumti, vargjet që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, kanë qenë këto:

“e sa herë mendon ajo për borën

ftohti zemrën nuk ia prek

Falje vetes i kërkonte ajo

nuk e kishte vënë dje në vendin e parë”

Ai tha se këto vargje nuk i drejtohen Bora Zemanit, por më pas ia la fansave të aludonin gjithçka.

“Është diskutuar shumë sepse është përmendur bora. Nuk bëhet fjalë për Bora Zemanin, por për borën si fenomen natyror. Ka qenë frymëzim, por jo direkt me historinë e ‘Big Brother’…Ka njëfarë lidhje, por nuk mund ta them lidhjen konkrete… Është shumë e bukur se si ka dalë për secilin nga personazhet, është e përshtatshme.”- u shpreh ai.

Rikujtojmë se Sardi ka performuar në skenën e “Për’puthen” dhe nuk i ka kursyer komplimentet për moderatoren e programit, Bora Zemani.

“Çdokush duhet ta thotë çdo natë ty sa e bukur je, je një ndër vajzat më të bukura të trojeve shqiptare.”- u shpreh këngëtari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk është aspak e vërtetë..."

Arrestimit në ish-Bllok, reagon Vin Veli