MENU
klinika

U kritikua nga të gjithë

Çfarë thotë Rihanna për stilin e saj të shtatzënisë

17.03.2022 - 14:15

Rihanna dhe barku i saj shtatzënë dukshëm janë duke vendosur një standard të ri për modën e grave në pritje të ëmbël.

Këngëtarja e ikona e modës është shfaqur në një stil të guximshmëm, duke dëshmuar se nënat e ardhshme mund të jenë ende me stil e me modë të lartë.

“Unë personalisht kam thënë, nuk do të blej kurrë rroba për shtatzëni”, tha Rihanna së fundmi për “Bustle”. Unë nuk do të blej pantallona shtatzënie, xhinse, fustane ose bëj çfarëdo që njerëzit më thanë të bëja më parë.”

Stili i saj i shtatzënisë është më “rebel”, tha ajo.

“Kur pashë gra të vishen gjatë shtatzënisë së tyre në të kaluarën, mendoja se kjo ishte mënyra e vetme për t’u veshur. Kështu që e sfidova veten ta shtyja më tej dhe thjesht të argëtohesha me këtë stil,” tha Rihanna. “Sepse nuk ka asgjë më argëtuese se një sfidë për mua. Këtu bëhem kreative. Këtu jam e detyruar të krijoj ide të reja dhe mënyra të reja për ta bërë atë të funksionojë.”

Ky është foshnja e parë për Rihannën dhe të dashurin e saj, reperin A$AP Rocky, dhe pamja si dhe stili i saj i të veshurit kanë marrë reagime dhe kritika të shumta nga të tjerët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN