MENU
klinika

"Prisja negociata"

Trump bëhet nostalgjik: Putini ka ndryshuar… ç’trishtim!

17.03.2022 - 19:53

         “Vladimir Putini, ka ndryshuar. Është shumë e trishtueshme, për botën. Ka ndryshuar shumëçka”

Gjatë një interviste për rrjetin amerikan “Washington Examiner”, Donald Trump pohoi se i ka keqkuptuar qëllimet e Putinit, teksa ky i fundit dërgonte trupa në kufirin me Ukrainën. Trump, pranoi se sipas tij, Vladimir Putini po përpiqej të “negocionte” në këtë mënyrë dhe pushtimi rus ishte një befasi.

Ai u shpreh gjithashtu, se Putini kishte “ndryshuar shumë” dhe besonte se Rusia, nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën nëse ai do të qëndronte në Shtëpinë e Bardhë.

“Jam i befasuar. Mendova se po bëhej fjalë për negociata, kur u dërguan trupat ruse në kufirin ukrainas. Kështu m’u duk,” – tha Trump për “Washington Examiner” me telefon, ditën e djeshme, nga ferma e tij në Mar-a-Lago. “M’u duk mënyrë e vështirë, por e zgjuar, për të negociuar”, shtoi ai.

Trump, i cili, dukej se kishte pasur një marrëdhënie pune të ngushtë me Moskën, gjatë detyrës së tij, theksoi se presidenti rus nuk kishte qenë i njëjtë, nga hera e fundit që të dy politikanët kishin punuar së bashku.

“Mendoj se Vladimir Putini, ka ndryshuar. Është shumë e trishtueshme, për botën. Ka ndryshuar shumëçka”, – ishte mesazhi i miliarderit amerikan.

Ndërkohë, Trump është kritikuar gjerësisht, për marrëdhënien me Putinin dhe kjo, kryesisht pasi ai iu shmang kritikave për pushtimin rus të Ukrainës. “Me Putinin, kam qenë shumë, shumë i rreptë. Në të njëjtën kohë edhe shkonim shumë mirë. Por, në fakt, kam pasur marrëdhënie shumë të mira, me shumicën e udhëheqësve të huaj.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Biden 253 vota, ndërsa Trump vetëm...

‘Beteja’ mes Trump e Biden tani fokusohet në 6 shtete!

Kongresi duhet të miratojë programin e tij

‘Fillimi i mbarë’ i Joe Biden