MENU
klinika

“ChessKid”

Njihuni me shahistët e vegjël shqiptarë që do të na përfaqësojnë në Festivalin Europian

23.03.2022 - 09:50

Shahistët e vegjël shqiptarë së shpejti do të kenë mundësinë të shpalosin sërish aftësitë e tyre në një event europian!

Bëhet fjalë për Festivalin Europian “ChessKid”, event që është pjesë e Festivalit Ekipor Europian On Line. Ai do të zhvillohet më datë 26 mars, në platformën “Chesskid”, me 3 raunde.

Fituesi i çdo Divizioni do të ketë mundësinë të luajë kundër skuadrave të tjera kryesuese nga çdo divizion në dhjetor të këtij viti.

Pikërisht në divizionin e tretë, krahas ekipeve përfaqësuese nga Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Turqia, do të luajë edhe ekipi përfaqësues shqiptar.

Çdo ekip do të përbëhet nga 4 lojtarë në 4 grupmosha të ndryshme: nën 8, 10, 12 dhe 14 vjeç.

Përkatësisht, shahistët e vegjël të ekipit përfaqësues shqiptar janë:

U8 – Henri Troshani
U10 – Ailin Ndreko
U12 – Mateo Boci
U14 – Eklea Omeri

Ne ju urojmë suksese shahistëve të vegjël, në këtë eksperiencë të paharrueshme për ta, dhe njëkohësisht në këtë event të rëndësishëm sa i përket shahut!