MENU
klinika

NBA

Ekipet e kreut nuk falin, kryesojnë Miami dhe Phoenix

31.03.2022 - 11:29

Dy fitore radhazi për Miami Heat, që mbron kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 106-98 arritur në fushën e rivalëve të Boston Celtic. Takim që u komandua nga Miami, ku u dalluan Butler me 24 pikë e Lowry me 23, duke i bërë të pavlefshme 28 pikët e Brown për Celtics.

Në Perëndim, në vendin e parë qëndron i vetëm dhe i shkëputur nga rivalët Phoenix Suns, që mposhtën 107-103 Golden State, një nga rivalët kryesorë. Të gjithë titullarët e Phoenix realizuan mbi 10 pikë (Bridges e Booker nga 22 pikë secili), ndërsa 38 pikët e Poole për Warriors mbetën për statistikë.

Jashtë fushe fiton edhe Dallas Mavericks, që falë 35 pikëve e 13 asist të Luka Doncic mundi 120-112 Cleveland. Doncic në 3 ndeshjet e fundit është treguar vendimtar, duke shënuar mbi 30 pikë. Dallas është ngjitur në vendin e katërt, duke qenë i sigurtë në zonën play-off.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin