Erozioni dentar është humbja, dëmtimi apo gërryerja e smaltit të dhëmbit nga përdorimi i substancave të ndryshme kimike me përmbajtje acidi. Smalti është pjesa më e fortë dhe mbrojtëse e dhëmbit, e cila mbështjell kurorën e tij. Poshtë smaltit gjendet deltina e cila është më ndjeshme.
Çfare e shkakton erozionin dentar?
Konsumimi i shpeshtë i ushqimeve dhe pijeve me përmbajtje acide.
Pjesëza shumë të vogla smalti mund të largohen gjatë furcimit të dhëmbëve kur përdoret furcë, pastë dhëmbsh dhe teknike larje e gabuar. Me kalimin e moshës, ju filloni të humbisni sipërfaqen e dhëmbëve tuaj.
Bulimia gjithashtu është një ndër faktorët që shkaktojnë prishje të smaltit. Bulimia është një gjendje në të cilën pacientet provokojnë të vjella në mënyrë që të humbin peshe. Për arsye se në materialin e vjelle ka nivele të larta aciditeti, kjo mund të shkaktoj dëmtime në smaltin e dhëmbëve.
Ushqimet dhe pijet acide si frutat dhe lengjet e frutave, vecanërisht ato që përmbajnë qitro, limon dhe portokall, përmbajne acide natyrale të cilat mund të jenë të dëmshme për dhëmbet tuaj nëse i konsumoni shpesh.
Uji pa gaz dhe qumeshti është ndihmojnë në neutralizimin e acideve në gojën tuaj.
Çfarë mund të bëni për të parandaluar erozionin dentar?
Kufizoni produktet acidike dhe pijet e gazuara vetëm gjatë vakteve ushqimore për të reduktuar numrin e sulmeve acide mbi dhembët tuaj.
Lani dhëmbët tuaj dy herë në ditë
Pijet duhet të pihen shpejt pa i mbajtur gjatë në gojën tuaj ose përdorni një pipëz për të ndihmuar pijet të kalojnë në pjesën e pasme të gojës dhe mënjanuar kontaktin e gjatë me dhëmbët tuaj.