Ferrari vijon dominimin edhe në garën e shtëpisë. Charles Leclerc doli i pari në seancën e vetme të provave të lira të premten në Imola, me një avantazh prej 877 të mijtash ndaj shokut të tij të skuadrës Carlos Sainz, në një provë në pistë me shi.
Max Verstappen përfundoi i treti me një sekondë dhe 465 të mijta diferencë nga kreu. Kevin Magnussen dhe Mick Schumacher befasojnë pasi çojnë dy Haas të fuqizuar nga Ferrari në vendin e katërt dhe të pestë.
Për Mercedes një “vrimë në ujë”, George Russell i dhjeti, Lewis Hamilton i tetëmbëdhjeti. Nesër do të zhvillohet gara për pole-position, ndërsa të dielën do të diskutohet Çmimi i Madh i Imolas, me Ferrarin që është favorit.
A mega @ScuderiaFerrari performance for the opening practice session in Imola! #ImolaGP #F1 pic.twitter.com/mD30OONeOa
— Formula 1 (@F1) April 22, 2022