MENU
klinika

Formula 1

Ferrari rinovon me pilotin spanjoll deri në 2024

21.04.2022 - 17:15

Piloti spanjoll Carlos Sainz ka rinovuar deri në vitin 2024 kontratën me skuadrën Ferrari. Lajmi është zyrtarizuar nga skuadra italiane, që ka shtyrë edhe me dy vite të tjera kontratën që përfundonte në fund të këtij sezoni.

Sainz erdhi te “kokëkuqja” një vit më parë, ku bëri një paraqitje të mirë, duke u renditur më mirë se shoku i tij i skuadrës Charles Leclerc. Edhe këtë sezon, Sainz ka bërë paraqitje të mirë, duke u ngjitur dy herë në podium, por ende nuk ka korrur fitoren e parë në karrierë.

“Jam i lumtur që rinovova kontratën me Ferrarin. E kam thënë se në Formula 1 nuk ka një ekip më të mirë se Ferrari për të pilotuar”, – u shpreh Carlos Sainz.

“Sezoni im i parë këtu ishte pozitiv, jemi rritur së bashku dhe kemi një grup që premton rezultate të mëdha këtë sezon. Të vesh këtë uniformë është një nder për mua”, – tha Sainz.

Ndërsa Mattia Binotto, shefi i kokëkuqes shtoi: “Ky rinovim tregon besimin që ne kemi te Carlos dhe pilotët tanë. Jam i bindur se kemi dyshen më të mirë të pilotëvë në Formula 1 këtë sezon.”