MENU
klinika

Vendimtare ndeshjet e qershorit

Në Azerbajxhan nuk e duan, De Biasi mund të rikthehet kuqezi

22.04.2022 - 17:46

U bënë plot 5 vite që Giani De Biasi u largua nga Shqipëria. Trajneri italian shkroi historinë me Kombëtaren shqiptare, duke e kualifikuar në Euro 2016. Por që prej atëherë atij nuk po i ecën.

Fillimisht tek Alaves në Spanjë dhe më pas te kombëtarja e Azerbajxhanit. Rezultatet e De Biasit te kjo kombëtare janë të dobëta, ndërsa të gjitha mediat sportive në këtë vend kërkojnë shkarkimin e tij.

Së fundmi janë ish-futbollistë që po shprehen hapur dhe dëshirojnë ndryshimin e trajnerin. Vagif Javadov, ish-lojtari i Azerbajxhanit ka shkuar më tej duke u shprehur se De Biasi nuk është trajner.

Ndërkohë, në Shqipëri janë shtuar zërat për një rikthim në krye të kuqezinjve. Kjo mund të ndodhte që në mesin e qershorit. Kombëtarja shqiptare do të luajë të paktën 2 ndeshje të Nations League në Ligën B.

Më 2 qershor ende nuk dihet nëse do të përballet me Rusinë (me këtë ritëm të luftës, e vështirë). Ndërsa më 6 qershor kuqezinjtë udhëtojnë për t’u përballur me Islandën. Ndërsa me 10 qershor presim Izraelin në “Air Albania”. Nëse Shqipëria nuk merr pikë në këto dy ndeshje, nuk do të ishte çudi që të ndaheshin me Rejën.

Objektivi i FSHF-së minimalisht është të shmanget vendi i fundit, që të zbret në Ligën C. Kjo do të ndikonte  shumë në hedhjen e shortit për Euro 2024, pasi Shqipëria do të zbriste një vazo. Dhe duke parë që tek Azerbajxhani, De Biasi i ka ditët e numëruara, atëherë nuk do të ishte çudi një tjetër rokadë italianësh në krye të Kombëtares.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Forma e mirë e portierit shqiptar

Etrit Berisha “skarcon” serbin nga Torino


Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën