Kombëtarja e Ekuadorit rrezikon seriozisht të mos marrë pjesë në Kupën e Botës, Katar 2022, e cila do të zhvillohet mes nëntorit dhe dhjetorit.
Sipas raportimeve që vijnë nga “TyC Sports” argjentinase, Gustavo Alfaro, trajneri argjentinas i Ekuadorit ka aktivizuar ne fushatën eleminatore një futbollist me orgjinë kolumbiane. Por si është e mundur?
Fjala është për 23-vjeçarin, Byron Castillo, i cili u përdor në tetë ndeshje. Pas një hetimi u provua se Castillo kishte lindur në Tumaco, Narino. Një zonë e cila ndodhet në kufirin veriperëndimor të Ekuadorit me Kolumbinë.
Në rast se FIFA dhe CONMEBOL i heqin pikët e marra Ekuadorit dhe t’ua shpërndanin kombëtareve të tjera, atëherë Kili do të përfitonte më shumë nga kjo situatë, pasi do të kishte 24 pikë dhe do të shkonte në Kupën e Botës.
Ekuadori ka rënë pjesë e Grupit A në Kupën e Botës, ku përballjen e parë do e ketë me vendin pritës, Katarin. Gjithashtu në këtë grup janë edhe Senegali me Holandën.