MENU
klinika

Ofron shumën e “çmendur”

Më i pasuri i Anglisë në garë për blerjen e Chelseas

29.04.2022 - 16:54

Edhe pse u përfol për një shitje të shpejtë të klubit të Chelseas, kjo çështje po merr më shumë kohë. Gjithses, kjo mbetet një ndër temat kryesore në Angli, ku në orët e fundit ka dalë një tjetër kandidat në skenë për blerjen e klubit.

Sipas “Tuttomercato.ëeb”, njeriu më i pasur i Mbretërisë së Bashkuar, Xhim Ratklif, i është bashkuar garës për blerjen e klubit duke ofruar një shifër marramendëse prej 4 miliardë sterlinash.

Ratklif është gjithashtu pronari i një tjetër klubi europian, me 69-vjeçarin që gjithashtu ka në pronësi skuadrën e Nice në Francë. Mbetet për t’u parë nëse tratativa do të përmbyllet me sukses, dhe nëse situata e shitjes së Chelsea më në fund do të zgjidhet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën