Ndeshja e tretë e kësaj jave në Superligë ka dhuruar spektakël. Teuta ka fituar 4-1 ndaj Kukësit në “Niko Dovana” dhe durrsakët duken më të sigurtë në luftën e tyre për t’iu shmangur “play-out”, ndërsa Kukësi tashmë rrezikon pjesëmarrjen në Evropë.
E gjithë ndeshja është dominuar nga ekipi i “Djemve të Detit”, ndërsa pjesën e parë skuadra e trajnerit Renato Arapi e mbylli me barazimin 1-1.
Goli i parë në këtë sfidë u realizua nga Rubin Hebaj në minutën e 11’, që ishte edhe goditja e parë në portë për të dyja ekipet. Kukësi barazoi në minutën e 36’ me Mustën, duke e mbyllur në paqe këtë fraksion.
Ndërsa në pjesën e dytë, më saktë në minutën e 52’ Hebaj do të shënonte golin e dytë për Teutën, por edhe golin e dytë personal të kësaj sfide.
Teksa në minutën e 67’ do të ishte Klejdi Daci ai që do të shënonte në portën e Xhikës. Ish-i i Kukësit ndëshkoi kështu skuadrën nga e cila u largua në janar.
Megjithatë ekipi durrsak dhe Hebaj nuk u ndalën me kaq, pas një penalltie të fituar nga Gruda nga një ndërhyrje e gabuar nga ana e Gligorov, lojtari shkodran mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe realizoi “poker” në të 84’ për “Djemtë e Detit”.