MENU
klinika

Liga e Kombeve

Kosova dhuron spektakël, e para në grup

20.11.2018 - 22:41

Kosova ka dhuruar përsëri spektakël në Ligën e Kombeve. Pas fitores 5-0 në Maltë, përfaqësuesja verdheblu ka mposhtur edhe rivalin direkt në shtëpi, Azerbajxhanin, me rezultatin 4-0. Kosovës i mjaftonte një barazim, por arrin të fitojë dhe kryesojë bindshëm grupin pa asnjë humbje.

Një rezultat ky që e ngjit Kosovën në Ligën C të Nations League dhe tashmë pret shortin për t’u ndeshur me një nga 3 ekipet kombëtare, Maqedoninë, Bjellorusinë ose Gjeorgjinë. Nëse arrin të fitojë Ligën D, Kosova futet automatikisht në Europian.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Sa i përket ndeshjes, vendasit kanë kaluar menjëherë në avantazh me anë të Zenelit, sulmuesit të Heerenven në Holandë. Kaq ka mjaftuar dhe tifozët e pranishëm në “Fadil Vokrri” kanë shpërthyer në entuziazëm.

Kaq ka mjaftuar për pjesën e parë. Me të nisur pjesa e dytë, është përsëri Zeneli që shënon, duke dyfishuar shifrat. Për të vulosur fitoren mendon mbrojtësi Rrahmani, që shënon golin e tretë. Minuta e 61-të dhe Kosova fut në “kasafortë” vendin e parë.

Megjithatë, me futjen në lojë të Zhegrovës dhe Nuhiut, Kosova ka marrë energji. Do të ishte përsëri Zeneli që do të realizonte. Miqtë shumë pak kanë bërë për të merituar të paktën një barazim, pasi për fitore as që bëhej fjalë. Mbyllet 4-0 dhe në Prishtinë nis festa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN