04.06.2022 - 16:24
Numri 1 në botë ka triumfuar në finalen e “Roland Garros”. Tenistja polake Iga Swiatek fitoi 2-0 kundër amerikanes Cori Gauff (nr.23 në botë), në një sfidë të dominuar totalisht.
21-vjeçarja nga Polonia fitoi me lehtësi setin e parë 6-1, ndërsa të dytin 6-3, duke e mbyllur pa problem këtë sfidë finale dhe u konfirmuar numri një në botë.
Swiatek triumfon për herë të dytë në “Roland Garros” (2020 të parin) dhe fiton kështu grand slam nr.5 në karrierë dhe 9 turne në total. Duket se ka filluar një dominim i ri në tenisin e femrave.
35-0 🏆#RolandGarros pic.twitter.com/Tq7u72NWH8
— Roland-Garros (@rolandgarros) June 4, 2022
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Roland Garros"