E ardhmja e Mohamed Salah është e paqartë. Një ardhme që mund të jetë larg Liverpool-it dhe larg Premier League, të paktën sipas shtypit anglez.
Në fakt, e përditshmja britanike Mirror ka shkruar se sulmuesi egjiptian do të largohet nga Të Kuqtë dhe do të shkojë falas te Barcelona në vitin 2023.
Vetë lojtari ka konfirmuar para finales së Champions League se do të qëndronte edhe një vit tjetër te Liverpool, por Mirror ka shkruar se do ta bëjë këtë pasi ka marrë premtinin e Barçës për ta marrë në Camp Nou në 2023-shin.
Një transferim që do të kryhet falas sepse kontrata e lojtarit me Liverpool-in skadon qershorin e ardhshëm dhe marrëveshja për rinovimin nuk është arritur akoma.
Me pak fjalë, sipas Mirror, Salah duket se ka vendosur të luajë sezonin e fundit me fanellën e Të Kuqve dhe më pas të transferohet te klubi katalanas me kosto zero.