MENU
klinika

Diferencat vetëm në merkato

E gjithë kombëtarja e Islandës vlen sa gjysma e Brojës

06.06.2022 - 14:25

Kombëtarja islandeze është bërë pjesë e FIFA-s në vitin 1947 dhe 10 vite më vonë pjesë e UEFA-s. Në një shtet me 360 mijë banorë, Islanda ka zënë pozitën më të mirë në renditjen e FIFA-s në vitin 2016, (vendi i 21-të), ndërkohë që aktualisht renditet e 63-ta.

Ndërkohë që suksesin më të madh e ka pasur në vitet e fundit. Për herë të parë, ashtu si Shqipëria, ishullorët u bënë pjesë e një Europiani në vitin 2016, ku në grupin kualifikues lanë pas Holandën dhe madje arritën që të shkonin deri në fazën çerekfinale.

Pas kalimit të grupit, ata eliminuan Anglinë duke i mposhtur me rezultatin 2-1, ndërsa në fazën tjetër u eliminuan nga Franca me shifrat 5-2. Suksesi nuk mbeti me kaq për Islandën, pasi ata dy vite më vonë u kualifikuan në Botërorin e 2018- ës, duke u bërë shteti me popullsinë më të vogël që merr pjesë në një Kupë Bote.

Vlera aktuale e gjithë futbollistëve të kombëtares islandeze është 20.40 milionë euro, po aq sa vlen edhe kartoni i Berat Gjimshitit, ose sa gjysma e Armando Brojës. Kombëtarja shqiptare vjen në total rreth 11 milionë euro.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon