Shqipëria mund të humbasë një tjetër element shumë cilësor për ndeshjen ndaj Izraelit, duke ndryshuar thuajse plotësisht planet e trajnerit Edy Reja për repartin e avancuar.
Sokol Cikalleshi nuk është stërvitur sot me ekipin për shkak të një gjendje gripale dhe rrezikon të humbasë sfidën e nesërme në “Air Albania”. Sulmuesi shihet si titullar fiks nga trajneri Reja dhe para ndeshjes diskutimet ishin se kush do të ishte partneri i tij në repartin e avancuar.
Por Cikalleshi ka munguar në seancën e sotme stërvitore për shkak të nëj gjendje gripale dhe mësohet se tashmë mungesa e tij në ndeshjen e nesërme bëhet gjithnjë e më e mundshme.
Kjo hap çdo lloj diskutimi për emrat në repartin e avancuar, ku tashmë opsion janë edhe Broja dhe Uzuni, të cilët munguan në sfidën ndaj Islandës. Bashkë me ta, për dy vende në repartin e avancuar konkurrojnë Vrioni, Seferi dhe Balaj. Shqipëria humbi edhe Odise Roshin nga gjendja gripale.