10.06.2022 - 13:24
Prej kohësh flitej për një transferim të Thomas Strakoshës në Premier League. Gardiani kuqezi, me mirëkuptimin e Edy Reja-s, nuk u grumbullua këtë qershor me ekipin përfaqësues pasi këto ishin ditë të rëndësishme për të vendosur të ardhmen e tij.
Strakosha u largua falas nga Lazio për të nisur një aventurë të re në ishull. Në garë për të siguruar shërbimet e tij ishin dy ekipe Neëcastle dhe Fulham, sipas The Sun tashmë nuk ka asnjë dyshim:
Fulham ka bindur portierin shqiptar duke gjetur akordin total. Tani mungon vetëm zyrtarzimi i këtij transferimi që, sipas The Sun, është vetëm çështje orësh.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Situata e sulmuesit shqiptar
Tuchel vendos veton për Armando Brojën
Ndeshja kundër Izraelit