Prej kohësh përflitej mbi një përjashtim të mundshëm të kombëtares së Ekuadorit nga Kupa e Botës, për shkak se gjatë kualifikueseve kishte aktivizuar një lojtar që ishte në fakt kolumbian.
Pas shumë akuzave të hedhura nga Kili, FIFA më në fund ka dhënë vendimin zyrtar për sa i përket Ekuadorit. Kombëtarja nga Amerika Latine nuk do të përjashtohet nga Kupa e Botës së këtij viti, duke bërë që çdo gjë të vazhdojë normalisht.
Kështu Kili, por edhe Italia, e cila besonte për një shpresë të vogël që mund të ishte në Botëror, duket se janë shuar për të dyja kombëtaret. Ekuadori ndodhet në grupin A, së bashku me organizuesit e Katarit, gjithashtu edhe me Holandën e Senegalin.