MENU
klinika

Thyerësi i rekordeve

Ronaldo shkruan historinë e Juve-s në fitoren ndaj SPAL

24.11.2018 - 20:53

Juventus ka fituar 2-0 ndaj SPAL në Allianz Stadium duke vazhduar rrugën pa pengesa drejt titullit kampion. Skuadra e Allegri-t ka shënuar nga një gol për pjesë ndaj një ekipi që nuk i vuri asnjëherë në vështirësi. Me këtë fitore, Juve ndodhet në vend të parë me 37 pikë nga 39 të mundshme.

Vendasit janë dominues që në fillim të takimit por e kanë të vështirë të krijojnë hapësira në gjysmëfushën kundërshtare pasi SPAL mbrohet me të gjitha forcat. Mundësia e parë për gol erdhi në minutën e 26’ me Douglas Costa i cili pasi depërton në mbrojtjen e miqve lëshon një goditje të bukur që pritet nga portieri Gomes.

Por tre minuta më pas erdhi goli i avantazhit. Pas një krosi të futur nga goditja standarde, topi shkon në shtyllën e dytë aty ku ndodhet Cristiano Ronaldo i cili me të brendshme ka shtyrë topin në rrjetë.

Një gol historik për portugezin, nuk ndodhte që prej sezonit 1968/67 që një lojtar të shënonte 9 gola në 13 ndeshjet e para të sezonit për Zonjën, i fundit ka qenë Pietro Anastasi.

Juventus luan më e qetë pas golit të avantazhit ndërsa SPAL rrallëherë arrin të dalë në gjysmëfushën kundërshtare dhe nuk rrezikon asnjëherë seriozisht portën e mbrojtur nga Perin. Pas pushimit situata mbetet e njëjtë, Juve është në mënyrë konstante të golit të sigurisë dhe në minutën e 61’ ia arrin me Mandzikuc.

Sulmuesi kroat përfiton nga një top i devijuar nga portieri drejt këmbëve të tij duke dyfishuar rezultatin. SPAL mundohet të reagojë dhe rrezikon nga një kros brenda zonës, por goditja e Cionek është e gabuar.
Juventusi arrin të menaxhojë mirë rezultatin deri në fund të takimit duke mbetur i pathyeshëm në Serie A.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I pari arrihet me 3 fitore

Juventus synon të thyejë dy rekorde