Rritja e çmimeve në sezonin veror po bëhet gjithnjë e më shumë një temë tepër e diskutueshme për shqiptarët.
Së fundmi, kjo temë është diskutuar në programin “Goca & Gra”.
Edhe Armina Mevlani ka dhënë opinionin e saj lidhur me ketë temë. Jo vetëm kaq, por Armina shprehu edhe ankesat e saj.
Moderatorja tha se çmimet tashmë janë trefishuar dhe këtë vit nuk do të frekuentojë vendet që ajo shkonte më herët.
“Ja unë për shembull te vendet që kam shkuar gjithmonë, nuk shkoj dot, janë shtrenjtuar me tre-fish çmimet”.
Jo vetëm kaq por ajo shprehu edhe një tjetër ankesë, pikërisht privatësinë.
Armina theksoi se ka mungesë privatësie, duke pasur parasysh edhe faktin që është një personazh publik.
Gjithashtu, ajo kujtoi një moment gjatë pushimeve verore në fëmijëri.
“Kam qenë njëherë në Borsh, tek shtëpia e një familjeje. Ata çdo mëngjes na sillnin vezën e freskët, pulën e freskët, drekën, darkën. Unë kam qenë diku tek 12 vjeç dhe i kujtoj si pushimet më të bukura me familjen. Tani do shkoja, por me jugun e Shqipërisë kam probleme. Gjithmonë kam përfunduar në gazetë dhe nuk më duken më pushime në këtë pikë. Fotografohem dhe më është kthyer në makth. Nuk i vuaj komentet, por nuk ndihem rehat. Nuk e shijon dot, e kupton”, tha ajo.