MENU
klinika

Këshilla

Tiroidet – Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni

25.11.2018 - 14:30

Rreth 27 milionë amerikanë kanë sëmundje tiroide, dhe më shumë se gjysma janë të padiagnosuara. Shpesh  e keqkuptuar  dhe shumë shpesh e anashkaluar, sëmundja e tiroides ndikon pothuajse  në çdo aspekt të shëndetit. Kujdesi  i saj me anë të  të ushqyerit të mirë është një hap i zgjuar në drejtimin e duhur. Këtu janë disa ushqime të rekomanduara për pacientët, që hulumtimi ka treguar mund të mbajë  tiroidet të shëndetshme, si dhe disa për të shmangur problemet e tyre.

*Lista e ushqimeve për të ngrënë për pacientët me tiroide:

Ka disa ushqime që pacientët me tiroide duhet të hanë për të përmirësuar funksionimin e gjëndrës. Ta themi thjesht, ju duhet të rritni konsumin e

1. Jodit, zinkut, algave

2.Kokosit dhe gjalpë kokosit

Gjalpi i  kokosit njihet zakonisht si vaji i kokosit, është përdorur si një ushqim dhe ilaç që në kohët më të hershme.

Ndryshe nga yndyrnat e ngopura të kafshëve që gjenden në mish dhe prodhime qumështi, gjalpi i kokosit është një yndyrë e ngopur që përmban acide yndyrore, të cilat mund të metabolizohen në mënyrë efikase dhe të konvertohen shpejt në energji. Hulumtimet tregojnë se ndihmon në rregullimin e funksionit  të tiroides.

3.Frutat e detit

Frutat e detit janë të rekomanduara  shumë shpesh për tiroidet. Ato punojnë si pastrues të gjakut dhe promovojnë shëndetin e veshkave, hipofizës dhe tiroides. Jodi i saj natyral mund të ndihmojë në normalizimin e çrregullimeve të lidhura me tiroidin, si mbipeshë dhe mbingarkim të sistemit limfatik.

Ushqime deti të kripura të tilla si halibut, sardelet, skumbri, peshku i egër,, butak detare, peshk i butë etj përmbajnë omega-3 dhe jod dhe janë të rekomanduara për një dietë tiroideje.

4.Konsumoni fruta të thata të tilla si : arra, lajthi, bajame, pasi  janë të pasura me yndyrna të shëndetshme.

5.Ushqime të pasura me zink si shpendët, mishin e kuq, farat e kungujve, farat e susamit ndihmojnë në mirëfunksionimin  e gjendrës tiroide

6.Përveç kësaj, përdorni hudhër, qepë dhe vaj ulliri për të gatuar ushqimin tuaj.

*Ushqime që duhen  shmangur nga pacientët me tiroide

Disa ushqime ngadalësojnë funksionimin e gjëndrës tiroide dhe prandaj duhet të shmangen nga  këta pacientë.

Pacientët me tiroide duhet të shmangin konsumin e “goitrogens”,  këto janë substanca që shtypin funksionin e gjëndrës  dhe që mund të shkaktojnë zmadhimin e tiroides. Këto substanca gjenden  në ushqime të tilla si lakër dhe të gjitha variacionet e saj si brokoli, lulelakër, lakër brukseli, kale etj., Si dhe mustardë, rrepa, lakërishte, patate të ëmbla, vaj soje, dhe kikirikë.

1.Produktet e sojës

Është e rëndësishme të reduktohet konsumi i produkteve  të sojës si qumështi apo vaji i sojës , nëse duhet të konsumoni patjetër qumësht soje, sigurohuni që mos e konsumoni para ose pas 3 orësh  që keni marrë ilaçin e tiroideve.

2.Karbohidratet

Duhet të shmangen karbohidratet e thjeshta siç janë sheqeri i bardhë i përpunuar, karrota të gatuara, banane të pjekura, mjaltë, bukë të bardhë, oriz të bardhë, patate, makarona të bardha, ëmbëlsira etj.

3.Kafeinë

Shmangni kafeinën në formën e kafesë, çajit, çokollatës, pijeve të buta dhe pijeve energjike me kafeinë.

Një dietë e përsosur për pacientët me titoide

Bakri  dhe hekuri janë shumë të rëndësishëm për funksionin e tiroides, kështu që duhet të siguroheni të merrni sasinë e duhur.

Ushqime të tilla si mishi, gaforret, farat e lulediellit, drithërat e grurit dhe produktet e kakaos janë të gjitha të pasura me bakër.

Perime  jeshile me gjethe, fasulet, butaku, mishi i kuq dhe shpendët janë të larta në hekur.

Dieta duhet të jetë e bollshme me vitaminë C. Këtë vitamin mund ta merrni  nga ushqime si frutat, perimet , manaferrat, domatet, patatet dhe specat djegës për të ndihmuar në maksimizimin e efikasitetit të absorbimit të hekurit nga trupi.

Përveç kujdesit për dietën për tiroidet duke ngrënë dhe duke shmangur ushqimet e lartpërmendura, duhet të mësoni të menaxhoni stresin pasi tiroidet kanë  një marrëdhënie ngushtë  me stresin. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe përdorni teknika relaksuese për të menaxhuar luhatjet e humorit në mënyrë efektive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Fakte shëndetësore" kontradiktore

5 Mitet e ushqimit të shëndetshëm