MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Noizy flet për herë të parë për sherrin e bujshëm me Ledion Liçon

20.07.2022 - 10:30

Reperi i njohur Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, ka folur për herë të parë rreth sherrit të bujshëm me modetartorin Ledion Liço, të ndodhur gjashtë vite më parë.

I ftuar gjatë ditës së sotme në emisionin “Wake Up” ka sqaruar statusin e bërë në rrjetet sociale vite më parë, ku shpërtheu ndaj Ledion Liços. Noizy u shpreh se ka qenë diçka e thënë në nerva e sipër, por me moshën sipas tij ndryshojnë shumë gjëra.

“Nuk dua t’ia lë fajin askujt se faji mbetet jetim. Unë marr përgjegjësitë e mia. Ka qenë diçka e thënë në nerva e sipër. Unë kur nevrikosem e humbas durimin dhe nuk di çfarë bëj. Ndoshta nuk duhet t’i bëja publike dhe te kaloja në nivel personal. Por ndodhi. Nuk kam pasur mundësi te reflejtoj këto vite. Por me moshën ndryshojnë shumë gjëra. Ndodhi çfarë ndodhi është koha të ecim përapra. Preferoj dashurinë edhe respektin në vend të urrejtjes”– tha ai.

Gjithashtu Noizy shtoi se nuk ka pasur asnjë kontakt me Ledionin që pas sherrit, dhe nuk është takuar me të as nëpër evente.

“Ledionin nuk e kam takuar dhe as nuk kemi folur. Kam qenë gjithmone i hapur për tu takuar. Unë jetoj në Durrës dhe nuk jëmi parë në evente”- tha Noizy.

I pyetur për komentet homofobe ndaj Liços, Noizy sqaron se kur i del jashtë fjalës ai nuk i kontrollon dot nervat.

“Nuk ka lidhje fare, ishte në nerva e sipër, nuk ka lidhje fare me homofobinë.Mami më ka thënë të numëroj deri në 10 kur jam me nerva. Unë mundohem, do e ve në praktik këtë gjë. Kur më del jashtë fjalës, unë tjetërsohem. Por ideja është që duhet të kesh durim, mos t’i kthehesh njerëzve kur je me nerva”- tha reperi.

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure