14.08.2022 - 22:44
Roma e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri të Serisë A, duke mundur në transfertë Salernitanën me rezultatin minimal, 0-1. Ai që vendosi për verdhekuqtë ishte Cristante, i cili me një gjuajtje në minutën e 33’, dërgoi topin në rrjetë.
Dy mbrojtësit e Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli për Salernitanën dhe Marash Kumbulla për Romën, nuk u aktivizuan asnjë minutë në këtë takim.
Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Spezia triumfoi në shtëpi me rezultatin 1-0 përballë Empolit të shqiptarëve. Ai që vendosi takimin ishte Nzola me një gol në minutën e 36’. Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli luajtën për 90 minuta në këtë sfidë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Serie A, Java 1
Lazio dhe Fiorentina e nisin mirë sezonin e ri
Asnjë nuk e do portugezin