28.09.2022 - 19:19
Pas dy rezultateve negative të Kombëtares shqiptare me Izraelin dhe Islandën, një përgjegjësi e madhe ka rënë mbi teknikun italian, Edy Reja, me kritikat që nuk kanë munguar drejt tij.
Duket se ai që i ka dalë në mbrojtje ka qenë Rey Manaj. Sulmuesi që luan për Watford në Angli nuk u grumbullua për shkak të një dëmtimi, por kjo nuk e ndaloi atë që të ndiqte sfidën e kombëtares së tij.
Me anë të një fotoje të postuar në rrjetet sociale, Manaj shfaq Rejën dhe shkruan: “Është më i miri”, duke dalë kundër rrymës të kritikave për italianin. Asnjë futbollist tjetër nga kuqezinjtë nuk i ka dalë në mbështetje.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ekuilbër total në rezultate dhe gola
Nga Islanda tek Islanda, bilanci i Edy Rejës
Shorti i Euro 2024
Shqipëria mund të ndeshet me Serbinë ose Kosovën
Kushta i bën thirrje Dukës