MENU
klinika

Basketboll, Lojërat Aziatike

Unike, ndjesa publike e 4 lojtarëve japonezë

20.08.2018 - 21:47

Japonia është një nga vendet më me disiplinë në botë. Një ngjarje unike ka ardhur nga ky vend. Katër basketbollistë të kombëtares japoneze, Juja Nagajoshi, Takuja Hashimoto, Takuma Sato dhe Keita Imamura, kanë kërkuar ndjesë publike.

Ata kishin shkuar në Indonezi për të marrë pjesë në Lojërat Aziatike, por përfunduan të përfshirë në skandalin më të rëndë seksual të viteve të fundit në sportin aziatik dhe u desh të kërkonin fjalë publike.

Katër basketbollistët kishin përfunduar në lagjen e prostitutave në Xhakarta dhe kishin hyrë në një shtëpi publike të veshur me fanellat e ekipit kombëtar. Sigurisht që atje ishin fotografuar dhe se kush ishin.

 

Të katër sportistët u urdhëruan që të ktheheshin në shtëpi me shpenzimet e tyre, por jo vetëm kaq. Ata u desh të dilnin në një konferencë për shtyp, përkrah presidentes së federatës së basketbollit japonez, Juko Mitsuja dhe shefit të delegacionit në Lojërat Aziatike.

Ata kërkuan publikisht falje për këtë turp që i kishin sjell vendit të tyre, pasi u publikua skandali i rëndë. “Kërkojmë falje për publikun dhe për këdo që e dashuron basketbollin”, – ishin fjalët e Mitsuja, ndërsa bashkë me sportistët përkuleshin në shenjë ndjese përpara kamerave.