MENU
klinika

Arratisja e Gruevskit

‘Gruevski ka kërkuar azil në Tiranë’

02.12.2018 - 10:01

Ministria e Jashtme Hungareze konfirmon se ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, para se të arrijë në Hungari, ka kërkuar azil në ambasadën hungareze në Tiranë.

Kërkesa për azil politik nga Gruevski nuk është çështje politike por ligjore dhe se Hungaria po punon në zhvillimin e marrëdhënieve të mira bilaterale me Maqedoninë dhe se vazhdon të mbështesë Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE-së“, thotë MPJ-a hungareze.

konica.al

Gjithashtu, MPJ shton se nuk kanë informata se në çfarë mënyre Gruevski ka dalur nga Maqedonia, por shtojnë se “ai erdhi në Hungari në përputhje me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Më herët nga MPJ e Hungarisë kanë theksuar se nuk kanë informacione se si Gruevski ka hyrë në Hungari. /Konica.al/