“Vladimir Putin është mysliman”, kjo është deklarata që shkrimtari turk, Kazim Yurdakul, bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shkak dhe Pasojë” në Turqi.
Sipas tij besimi islam i Putinit është konfirmuar në vitin 2015, kur këshilltari i presidentit rus, Dmitry Peskov ka pohuar se Putitni lexon herë pas here Kuranin dhe se ka zgjedhur Islamin.
“Këshilltari për shtyp i Putinit, Dmitry Peskov, deklaroi se Putin zgjodhi Islamin. Peskov iu përgjigj pyetjeve në këtë drejtim: Po, Putin e mori një vendim të tillë”, pohoi shkrimtari.
Më tej shkrimtari tha në emision se Putini ka dënuar rëndë këdo që ka fyer fenë islame në Rusi.
Më 24 shkurt të këtij viti presidenti rus shpalli të ashtuquajturin “operacion ushtarak” në Ukrainë.
Që pres asaj dite e deri më sot, Ukraina është pushtuar nga bombardime dhe shpërthime, që kanë shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë ushtarëve ukrainas por edhe të civilëve. Ndërkohë vendi po përballet me mungesë të ujit, ushqimeve dhe energjisë elektrike, pasi ushtria ruse ka goditur infrastrukturën energjitike të vendit.