MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Paralajmërohen masa shtesë ndaj Serbisë

08.12.2018 - 16:45

Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, premtoi se Kosova do të ndërmarrë edhe masa të tjera ndaj Serbisë.

Haradinaj tha se kjo do të jetë si kundërpërgjigje ndaj qasjes së kësaj të fundit kundrejt rrugëtimit të Kosovës.

Paralajmërohen masa shtesë ndaj Serbisë konica.al

Kosovë

Edhe këtë vit nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën. Komisionari i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha se koha e mundshme që kjo të ndodh është viti 2020.

Krerët e institucioneve në Kosovë asnjëherë nuk i ndalen premtimet duke dhënë data nga më të ndryshmet. Shoqëria civile dhe opozita kërkojnë përgjegjësi, ndërkohë ka që mendojnë se Bashkimi Evropian po tregohet i padrejtë në raport me Kosovën.

BE-ja e tradhtoj Kosovën për vizat konica.al

Kosovë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se me 14 dhjetor Kuvendi i Kosovës duhet t’i votoj ligjet për ushtrinë.

Ndërsa, reagimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, Kurti nuk e konsideron befasi duke theksuar se ai mund të na bëjë më të kujdesshëm, por nuk na ndal nga formimi i ushtrisë.

Maqedoni

Debati publik për propozim ndryshimet e Kushtetutës së Maqedonisë do të përfundojë ditën e hënë në Tetovë dhe Shtip.

Në tri debatet publike çka u mbajt në Shkup ekspertët dhanë propozimet e tyre të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e propozim amendamenteve.

Kosovë

Do të ketë ndërprerje të komunikacionit në rrugën magjistrale Prishtinë-Shkup.

Komunikacioni në këtë magjistrale do të ndërpritet për shkak të ndërtimeve rrugore në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik.

Maqedoni

Kryeministri i Maqedonisë, njëherësh krryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë takimit me kryetarin e socialistëve hungarez Bertalan Toth, ka thënë se pret që autoritetet hungareze në përputhshmëri me parimet evropiane dhe konventat ndërkombëtare ta ekstradojnë ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski.

Gruevski para një muaji u arratis në Hungari ku edhe fitoi azilin politik. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dështimi i liberalizimit të vizave

Kërkohet dorëheqja e Qeverisë Haradinaj

Ndërpritet komunikacioni

Bllokohet rruga Prishtinë-Shkup


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!