MENU
klinika

Bundesliga, Java 14

Bayern e zgjidh lehtë, Dortmund fiton derbin

08.12.2018 - 17:28

Bayern Munchen duket sikur i është rikthyer normalitetit edhe në Bundesligë, por nëse bavarezët kanë fituar pastër në shtëpi 3-0 ndaj Nuremberg, të njëjtën gjë ka bërë edhe Borussia Dortmund, që në derbin ndaj Schalke-s ka arritur të marrë maksimumin, duke triumfuar 1-2.

Për kampionët në fuqi të Gjermanisë ka qenë një ndeshje që është zgjidhur shpejt dhe pa telashe. Që në minutën e nëntë Leëandoëski kalon bavarezët në avantazh. Ndërsa në minutën e 27-të polaku shënon të dytin personal dhe të dytin për Bayern.

Në pjesën e dytë, vjen “firma” e Ribery, që i con shifrat në 3-0 dhe thuajse, duke mbyllur takimin që në minutën e 56-të. Bayern ngjitet në vendin e dytë, por gjithsesi, mbetet 9 pikë larg kreut, që mbahet nga Dortmund.

Për rivalët e Bayern, nuk ka qenë e lehtë. E pritshme kjo, për shkak se ishte ndeshje derbi, Dortmund kaloi shpejt në avantazh me anë të Delaney, duke e mbyllur fraksionin e parë 0-1.

Në të dytën, vendasit e Schalke-s barazojnë me anë të Caliguri në minutën e 61-të, teksa tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Gjithsesi, miqtë verdhezinj nuk dorëzohen dhe në minutën e 74-t vjen sërish avantazhi me Sancho.

Dortmund menaxhon mirë avantazhin deri në fund, madje mund të kishte shënuar edhe një gol të tretë. Megjithatë, fiton 2-1 në një transfertë derbi dhe kryeson Bundesligën pas javës 14-të.

Në ndeshjet e tjera, Leverkusen fitoi 1-0 në shtëpi me Augsburg, Freiburg mposhti 3-0 Leipzig, ndërsa Wolfsburg dhe Hoffenheim e mbyllën sfidën e tyre në barazim 2-2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN