5 shqiptarë kanë mbetur të plagosur nga aksideti që u shënua në Tempe, ku u kërpas një tren me pasagjerë me një tren mallrash.
Ministria e Jashtme njofton se deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave të aksidentit hekurudhor, por që janë plagosur 5 shqiptarë të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikur për jetën.
“Bazuar në komunikimin e fundit që ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë patur me autoritetet greke, deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave të aksidentit hekurudhor. Po vijohet me identifikimin e tyre.
5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore”, thuhet ne njoftimin zyrtar.
Kujtojmë që nga aksidenti hekurudhor në Greqi kanë ndërruar jetë 40 persona, ndërsa raportohet për mbi 85 të plagosur.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë është arrestuar shefi i stacionit të trenit Larisa, i cili rrezikon nga 10 deri në burgim të përjetshëm. Aksidenti ndodhi pasi treni me pasagjer dhe ai i mallrave po udhëtonin në një binar.